Më 8 gusht do të shijojmë një përballje mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. Juventusi dhe Barcelona kanë rënë dakord për luajtur një miqësore mes tyre.
Përballja do të zhvillohet për trofeun Joan Gamper, që zhvillohet në ndër të zviceranit që themeloi klubin katalanas më 29 nëntor të vitit 1899.
???????? | Juventus First Team & @JuventusFCWomen to play Barcelona in Gamper Trophy ⚪️⚫️#ForzaJuve
— JuventusFC (@juventusfcen) July 23, 2021
Ky turne u krijua më 1966. Në fillim garonin katër skuadra për fitimin e trofeut, por prej vitit 1997 është reduktuar në një finale të vetme.
Sfida e 8 gushtit do të luhet në “Camp Nou”, aty ku Cristiano Ronaldo do të rikthehet si kundërshtar, por tashmë me fanellën e bardhezinjve italianë.
Në fillim (18:30) do të ndeshen ekipet e femrave të Barçës dhe Juventusit, ndërsa më pas (21:30) zbresin në fushë skuadrat e Koeman dhe Allegrit. /abcnews.al