Në 24 orët e fundit në Brazil janë konfirmuar 733 vdekje, në Meksikë 485 dhe në Indi 533 viktima.
Brazili vazhdon të jetë vendi më i prekur nga COVID-19 pas SHBA.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 20.286 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.884.967 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 733 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 72.833.