Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirusi edhe në Qipro. Ishulli mesdhetar ishte një nga 4 vendet e pakta europiane që nuk kishte raste të konfirmuara.
Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një 25- vjeçar i cili ishte kthyer nga Italia e Veriut dhe rasti i dytë një 64- vjeçar që ishte kthyer nga Britania.
Rasti i dytë punonte si doktor në spitalin e Nikosias për ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Ndërkohë autoritetet kanë marrë masa për të izoluar rastet dhe familjarët me të cilën kanë pasur kontakte.