Në Elbasan janë konfirmuar tetë raste me të prekur me koronavirus.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se mes tetë të infektuarve është një ish pedagog, kreu i qendrës bashkejetesës ndërfetare si dhe një mësues.
Ndërkohë, mjeku kirurg Gëzim Dervishasani i infektuar disa ditë më parë është shëruar, duke fituar kështu betejën me virusin e rrezikshëm.
Situata në vend vijon të jetë në nivele shqetësuese. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 152 raste të reja dhe dy humbje jete në spitalet Covid. g.v/abcnews.al