Konfirmohen 6 viktima dhe 147 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule18:08 - 4 Korrik, 2020

schedule 18:08 - 4 Korrik, 2020

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu janë regjistruar 147 raste të reja me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut 6932 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 334 persona kanë humbur jetën.

Sakaq 3611 raste janë aktiv me COVID-19.