Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Delvinë, mes tyre një punonjës i Policisë Bashkiake.
Janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Delvinë.
Rastet e reja janë kontakte të rastit që rezultoi pozitivë një ditë më parë.
Rasti i djeshëm dyshohet se është infektuar nga dy kosovarë.
Ndërkohë, mes gjashtë rasteve që kanë rezultuar sot pozitivë, pas tamponëve, është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.
Personat e konfirmuar pozitiv në Delvinë janë familjarë të 64-vjeçarit i konfirmuar një ditë më parë me Koronavirus.
Sot nga Delvina janë marrë 20 tamponë pas hetimit epidemiologjik, ndërkohë që është bërë karantinimi i tyre në banesa./abcnews.al