Konfirmohen 41 raste me Covid-19 në RMV, rritet në 1.300 numri i të infektuarve

schedule13:12 - 23 Prill, 2020

schedule 13:12 - 23 Prill, 2020

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 41 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është rritur në 1.300. Ministria e Shëndetësisë në vend informoi se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 29 persona të shëruar nga Covid-19.

Ministria informoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar rastet e reja si vijon:Shkup – 17, Kumanovë -11, Prilep -5, Tetovë-3, Kavadarë -1, Gostivar -1, Kriva Pallankë -1, Kërçovë -1, Negotin -1.

Ndërsa, deri më tani, si pasojë e koronavirusit në RMV kanë humbur jetën 56 persona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!