Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka konfirmuar 37 viktima nga koronavirusi, duke e çuar shifrën e personave që kanë humbur jetën në 34.678.
Ndërkohë numri i personave të shëruar ka arritur në 186.725.
Mediat e huaja shkruajnë se 103 pacientë janë në kujdes intensiv. Deri më tani, në Itali janë kryer 5.163.154 teste. Sipas një deklarate të Mbrojtjes Civile të Italisë, bëhet me dije se janë regjistruar 18.303 të infektuar aktivë.