Konfirmohen 3,341 raste të reja në Iran, numri më i lartë që nga qershori

schedule15:37 - 21 Shtator, 2020

schedule 15:37 - 21 Shtator, 2020

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Iran është rritur në 3,341 në 24 orët e fundit, raporti më i lartë ditor që nga fillimi i qershorit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 425,481, njoftoi sot një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë në televizionin shtetëror.

Shima Sadat Larry njoftoi se 177 persona kanë humbur betejën me virusin një ditë më parë në Iran, duke e çuar numrin zyrtar të të vdekurve në 24,478.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Iranit Iraz Haricchi tha javën e kaluar se i gjithë vendi ishte në “gatishmëri të kuqe” për koronavirusin pasi numri ditor i vdekjeve dhe infeksioneve u rrit me një shpejtësi alarmante.

Zyrtarët iranianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar një valë të re pandemie, ndërsa qeveria  ia atribuon rritjen e rasteve pjesërisht mosrespektimit të protokolleve shendetësore.

Pavarësisht shqetësimeve në lidhje me përhapjen e koronavirusit, shkollat ​​u rihapën më 5 shtator, megjithëse ministria e arsimit më vonë njoftoi se frekuentimi nuk ishte i detyrueshëm.

Irani është një ndër vendet më të goditura nga përhapja e Covid-19 në Lindjen e Mesme. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!