Konfirmohen 24 raste të reja, rritet në 201 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

schedule13:46 - 26 Mars, 2020

schedule 13:46 - 26 Mars, 2020

Është rritur në 201 numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 24 raste të reja me Covid-19.

Shifrat e reja janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë së vendit. Raportohet gjithashtu se listës së qyteteve të prekura i shtohet Tetova.

Nga 201 pacientë të infektuar, vetëm tre janë shëruar deri më tani.

Lista e qyteteve të prekura:

– Shkup 123 pacientë

– Dibër 43, prej të cilëve dy kanë ndërruar jetë

– Kumanovë 15, prej të cilëve një ka ndërruar jetë.

– Shtip 8

– Veles 3

– Ohër 3

– Kavadar 2

– Prilep 2

– Gostivar 1

– Tetovë 1