Është rritur në 201 numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 24 raste të reja me Covid-19.
Shifrat e reja janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë së vendit. Raportohet gjithashtu se listës së qyteteve të prekura i shtohet Tetova.
Nga 201 pacientë të infektuar, vetëm tre janë shëruar deri më tani.
Lista e qyteteve të prekura:
– Shkup 123 pacientë
– Dibër 43, prej të cilëve dy kanë ndërruar jetë
– Kumanovë 15, prej të cilëve një ka ndërruar jetë.
– Shtip 8
– Veles 3
– Ohër 3
– Kavadar 2
– Prilep 2
– Gostivar 1
– Tetovë 1


