Konfirmohen 15 viktima dhe 193 raste të reja në Itali, në spitalin e Bergamos asnjë pacient me COVID-19

schedule18:05 - 8 Korrik, 2020

schedule 18:05 - 8 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, dhe se në total numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 34,914 persona.

Po ashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 193  raste të reja pozitiv dhe se numri i të prekurve ka shkuar në 242.9149 pacientë.

Por në Bergamo tashmë nuk raportohet asnjë pacient me koronavirus.

Mediat e huaja shkruajnë se në spitalin “Papa Giovani XXIII” nuk ka më pacientë të infektuar me koronavirus.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!