Barcelona konfirmoi ditën e djeshme Roland Koeman edhe një tjetër sezon në stol. Tekniku holandez ka marrë besimin e presidentit Laporta dhe do të vijojë të punojë në “Camp Nou”.
Nga një holandez te dy të tjerë. Klubi katalanas është pranë një goditje të dyfishtë në merkato. AS shkruan se akordi është shumë afër javën e ardhshme do të vijë zyrtarizimi i Memphis Depay dhe Georginio Wijnaldum.
Qëndrimi i trajnerit ka ndikuar që të përshpejtohen negociatat me mesfushorin dhe sulmuesin, lojtarë me të cilët Koeman ka punuar te kombëtarja e Holandës.
Kontrata pritet të jenë 3-vjeçare për të dy futbollistët, të cilëve u kanë përfunduar kontratat me Liverpool dhe Lyon, dhe do të zbarkojnë në La Liga me parametra zero. /abcnews.al