Konferencë për 25 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese

schedule12:03 - 20 Tetor, 2017

schedule 12:03 - 20 Tetor, 2017

Në konferencën e organizuar me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, pjesmarrës ishin edhe presidenti i vendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi.

25 vjet më parë, sfida e GJK ishte edhe me mentalitetin e pushteteve, që centralizimin e kishin patur si rregull për 50 vjet. Deklaratën e bëri kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama foli për besueshmëri të lartë ndaj institucionit të Gjykatës.

Një retorikë të shkurtër mbi drejtësinë dhe sa e njohin shqiptarët atë.

Kryeministri u largua nga salla duke mos patur rast të dëgjonte as Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili foli për ndjenja mikse.

Aktiviteti shënonte 25 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese dhe u zhvillua rreth temës “Europianizimi i së drejtës kushtetuese dhe konstitucionalizi i së drejtës europiane – sfidat e së ardhmes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!