“SPAK, sinjal për investitorët e huaj”/ Hyland: Shqipëria k bërë përparime në luftën ndaj korrupsionit

schedule10:37 - 16 Shtator, 2024

schedule 10:37 - 16 Shtator, 2024

Veprimtaria e SPAK kundër korrupsionit është një sinjal  i fortë për të tërhequr investitorët e huaj. Në konferencën  Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, Drejtuesja për Evropën Jugore e Qendrore në DASH, Colleen Hyland thekosi se ky institucion  ka fituat besimin e qytetarëve.

“Shqipëria ka bërë përparime te shkëlqyera kundrejt korrupsionit   edhe kjo edhe  si pasoje e veprimtarisë së SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme  dhe  ka fituar besimin e qytetarëve. Ky është një sinjal forte për investimet dhe kjo sjellje është e rëndësishme për bashkimin me BE”.

Ndërkohë që vuri theksin në krijimin  e një tregu rajonal si një hap drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Mendoj që elementi tregtar me rëndësi për zhvillimin e rajonit. Është pjese e rëndësishme qe këto vende te përgatiten për tu bëre pjesë e tregut të përbashkët. Shqipëria nuk mund të përparoje e vetme. Në mënyrë që të ecni para është mire që Ballkani të jetë bashkë dhe qëllimet afatgjata për në BE”.

Kreu i bankës Botërore Emanuel Salinas  theksoi se sfidë e ditëve të sotme mbetet përparimi I inteligjencës financiare që po rrezikon të lerë papunë shumë njerëz.

Kur ne kemi te bëjmë me ndryshime teknologjike ka edhe fitues edhe humbës. Automatizmi  dhe inteligjenca financiare po shkatërron vende  pune dhe kjo po i jep fund profesioneve. Tranzicioni është i fortë dhe jo të gjithë do përshtaten. E rëndësishme të përgatisim kapitalin njerëzor që të mësoj  dhe gjëja e dytë është se shumë njerëz nuk do jenë të aftë të përshtaten me këtë ndryshim teknologjik dhe ne duhet ti ndihmojmë ata.

/abcnews.al