Në fjalën e tij në konferencën për shtyp në Bruksel pas Samitit të Be-së që zhvillua ditën e sotme, kryeministri Edi Rama u shpreh i pakënaqur nga liderët e BE-së.
Rama tha se BE-ja nuk e mbajti fjalën për rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE.
“Keqardhje e thellë për BE. Më vjen keq për ta. Shpresoj që mund ti ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim. Do ti ndaj me ju. Michele na tha se kishim 3 minuta unë i thashë mund të jenë dhe 30 sekonda nëse ata do të mbanin fjalën. .I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi europianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese“, tha Rama.
/abcnews.al/