“Puna e SPAK afron investitorët”/ Zyrtarja e DASH: Marrin sinjale të qarta të luftës ndaj korrupsionit

schedule10:46 - 16 Shtator, 2024

schedule 10:46 - 16 Shtator, 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit  ka vlerësuar punën e SPAK. Në konferencën  Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, Drejtuesja për Evropën Jugore e Qendrore në DASH, Colleen Hyland tha se ky instiucion është një sinjal i fortë për investitortët e huaj. Po ashtu vuri theksin në unifikimin e tregut rajonal.Kreu i bankës Botërore  ndërkohë cilësoi një rrezik për vendet e punës inteligjencën  finanaciare.

Veprimtaria e SPAK kundër korrupsionit është një sinjal  i fortë për të tërhequr investitorët e huaj. Në konferencën  Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, Drejtuesja për Evropën Jugore e Qendrore në DASH, Colleen Hyland thekosi se ky institucion  ka fituat besimin e qytetarëve.

“Shqipëria ka bërë perparime te shkelqyera kundrejt korrupsionit   edhe kjo edhe  si pasoje e veprimtarisë së Spak që ka bërë një punë të jashtëzakonshme  dhe  ka fituar besimin e qytetarëve. Ky është një sinjal forte per investimet dhe kjo sjellje është e rendesishme për bashkimin me BE”

Ndërkohë që vuri theksin në krijimin  e një tregu rajonal si një hap drejt integrimit në Bashkimin Europian

“Mendoj që elementi tregtar me rëndësi për zhvillimin e rajonit.Eshte pjese e rendesishme qe këto vende te përgatiten për tu bëre pjesë e tregut të përbashkët.Shqipëria nuk mund të përparoje e vetme.Ne menyre që të ecni para ëahtë mire që ballkani të jetë bashkë dhe qëllimet afatgjata për në BE”

Kreu i Bankës Botërore Emanuel Salinas  theksoi se sfidë e ditëve të sotme mbetet përparimi I inteligjencës artificiale që po rrezikon të lerë papunë shumë njerëz.

“Kur ne kemi te bejme me ndryshime teknologjike ka edhe fitues edhe humbes. automatizmi  dhe inteligjenca financiare po shkatërron vende  pune dhe kjo po i jep fund profesioneve.Tranzicioni është i fortë dhe jo të gjithë do përshtaten.E rëndëshimë të përgatisim kapitalin njerëzor që të mësoj  dhe gjëja e dytë është se shumë njerëz nuk do jenë të aftë të përshaten me këtë ndryshim teknologjik dhe ne duhet ti ndihmojmë ata.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!