“Konferenca e Politikave Botërore”, Rama: Bashkëpunimi përtej kufijve të rritet pavarësisht refuzimeve

schedule17:40 - 1 Tetor, 2021

schedule 17:40 - 1 Tetor, 2021

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së “Konferencës së Politikave Botërore” në Abu Dhabi kryeministri Edi Rama nënvizoi se bashkëpunimi përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve. Duke folur për disa prej problemeve me të cilat përballemi sot si pandemia, ngrohja globale, terrorizmi, Rama nënzivoi se ato janë të ndërlidhura dhe  se këto sfida nuk mund t’i kalojmë vetëm. Sa i përket objektivave të Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

“Besoj se globalizmi është këtu dhe do të qëndrojë përderisa jetojmë nën të njëjtin planet e ngrohemi nga i njëjti diell. Thellimi i lidhjes sonë dhe varësia nga ajo është bërë e pandalshme. Interesi ynë i ndërfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve. Problemet me të cilat përballemi sot bëhen çdo ditë e më të ndërlidhura. Ngrohja globale nuk është vetëm çështje e klimës por e ndërlidhjes. Është çështje paqeje në shumë rajone me ndikim aftagjatë. Sa më efektivisht të merremi me të aq më shumë do parandalojmë katastrofat. Sot covid, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë krahasuar dhe me humbjet në luftëra botërore. Sjemi në gjendje të përballemi më këtë vetëm, e njëjta përgjigje shkon edhe për çështjet e terrorizmit…

Shqipëria beson se përtëritja e një angazhimi të thellë për të ndikuar veprimin shumëpalësh është shumëherë më i nevojshëm për paqen dhe demorkacinë ne mbështesim agjendën e okb dhe këshillit të sigurimi. Vitin e kaluar Shqipëria kryesoi OSBE duke dhënë kontribute aftatgjata për paqen. Ne realizuan ecuri mjaft të nevojshme në të gjitha dimensionet e sigurisë së osbe. Shqipëria për herë të parë do jetë anëtare  e këshillit të sigurimit 2022-2023. Jemi të shqetësuar dhe për pasojat e infodemisë. Na duhet integrim më i madh për agjendën e zhvillit të qëndrueshëm. Arritja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm është përgjegjësi  e përbashkët. Shqipëria ka nisur reformë në sistemin e energjisë. Do miratojmë planin e ripër çkarbonizimin e sektorit të ekonomisë. Ky plan do parashikojë propdhimin e energjisë me kapacitete të izoluara. Shqipëria pret të bëhet eksportuese e energjisë brenda kësja dekade”, tha Rama në “Konferencën e Politikave Botërore”.

Lexo edhe: Rama takon Borrell-in: Folëm për pengmarrjen e Shqipërisë nga konflikti Bullgari-Maqedoni e Veriut

Kryeministri Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, si i ftuar nderi në këtë konferencë. Gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Të dy treguan se diskutuan rreth zgjerimit, Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësinë për të ruajtur vrullin e reformës dhe besueshmërinë e BE-së. Siç bëri me dije kryeministri me Borell folën edhe për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, konflikt që sipas tij mban peng edhe Shqipërinë sa i përket integrimit në BE. “Konferenca e Politikave Botërore”, do të zgjasë nga 1-3 tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë. Gjatë 3 ditëve mbildhen së bashku personalitete të nivelit të lartë nga pesë kontinente, udhëheqës politikë dhe ekonomikë dhe gazetarë, si një “urë lidhëse”, për të formuar me njeri-tjetrin lidhje të qëndrueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!