Seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë do të mbahet te enjten në orën 10.00.
Kjo është vendosur nga Konferenca e Kryetareve e mbledhur paraditen e sotme. Ky vendim pritet të pasqyrohet edhe përmes njoftimit te seancës plenare në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërkohe nuk ka ende një reagim nga opozita, lidhur me qëndrimin e saj në këtë ditë, nëse do të thërrasë apo jo proteste para Parlamentit si edhe në javët e kaluara. Pas protestës se 16 Marsit, opozita nuk ka deklaruar asnjë datë për manifestimin e radhës./abcnews.al