Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shtyrjen e afatit të komisionit “Tahiri” me argumentin se ka kaluar afati i parashikuar në rregullore për të kërkuar shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh mesditën e së mërkurës rreth kërkesës së opozitës për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor për çështjen e ish minsitrit të brendshëm Sajmir Tahiri.
Paloka: “U hodh pohstë nga mazhoranca me justfikimin sepse ka kaluar afati kur ne mund të kërkonim shtyrjen e afatit”.
Balla: “Në kushtet kur ka dy muaj që ka mbaruar afati i komisionit, grupet parlamentare PD dhe LSI të risjellin kërkesën siç e kërkon kushtetuta e ligji në mënyrë që hetimi të bëhet si duan ata”.
Paloka: “Ne jemi të vendosur do e risjellim kërkesën, komisioni do ringrihet dhe kësaj pune do t’i shkojmë deri në fund, sado të përpiqen ta pengojnë”.
Pjesë e kërkesës së Partisë Demokratike ishte edhe mbajtja përgjegjës e institucioneve të cilët nuk i kanë vënë në dispozicion këtij komisioni dokumentacionet e nevojshme për kryerjen e hetimit parlamentar, arsye kjo pse komisioni nuk ka zhvilluar mbledhje gjatë kohës kur ka qënë i konstituuar. /abcnews.al