Shqipëria, një hap me pranë BE/ Nga gjyqësori te kontrolli financiar, zbardhen kapitujt e negociatave

schedule19:08 - 11 Tetor, 2024

schedule 19:08 - 11 Tetor, 2024

LUKSEMBURG– Në 15 tetor Shqipëria do të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Agjenda zyrtare e së martës në Luksemburg përfshin hapjen e pesë kapitujve, pas kalimit me sukses të procesit “screening” në 2023.

Sipas afateve, në 14 muaj vendi ynë kreu 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1 mijë e 500  ekspertëve shqiptarë dhe 1 mijë ekspertëve të Komisionit Evropian.

Duke vijuar rrugëtimin sipas hartës së bisedimeve, javën e ardhshme do të çelet grupkapitulli, i cili përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike  dhe funksionimi i institucioneve demokratike, por për disa prej kapitujve me te rëndësishëm Shqipëria tashmë ka bërë progres, duke punuar në disa drejtime.

Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave marsin e vitit 2020. Rrugëtimi i vendit drejt Bashkimit Europian ka qenë i mbushur me kushte të shumta të vendosura nga BE dhe disa nga vendet anëtare.

Këta kapitujt, janë ndër kapitujt më të rëndësishëm për ecjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jo vetëm për shkak të sfidës politike por edhe përfshirjes së grupeve të interesit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!