Konferenca e Donatorëve/ KE jep 115 mln euro, Rama: Na hapni negociatat

schedule16:40 - 17 Shkurt, 2020

schedule 16:40 - 17 Shkurt, 2020

Bashkimi Evropian ishte i pari që shfaqi bujarinë e tij në nisje të konferencës së donatorëve për Shqipërinë. 115 mln euro do të japë ky institucion për rindërtim pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Ne i premtojmë popullit shqiptar se do të jemi aty për një kohë të gjatë dhe solidaritetit do të vazhdojë. Komisioni Evropian, vetëm ai,  angazhon 100 mln euro nga buxheti i Bashkimit Evropian për rindërtimin e Shqipërisë, dhe kjo është përvec 15 milionë eurove që unë njoftova në dhjetor”, u shpreh Presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen.

Ndërkohë Presidenti i Këshilli Evropian dha sinjalin e mbështetjes politike të unionit.

“Ne duam të rindërtojmë shkolla dhe biznese për të rritur mbrojtjen civile. Pse po e bëjmë ne këtë? Sepse ne jemi një familje evropiane. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, nuk janë larg, ata janë fqinjët tanë më të të afërt, janë pjesë e kontinentit tonë”, tha Charles Michel.

Kryeministri Shqiptar Edi Rama nuk kërkoi vetëm para, por edhe hapjen e negociatave.

“Na mungojnë paratë, dhe më shumë se kaq, na mungon koha! Ju lutemi përgjigjuni vuajtjes sonë me bujarinë që i duhet.  Por gjithashtu, ju lutemi të kuptoni sa e rëndësishme është për ne Samiti i Zagrebit dhe ne shpresojmë dritn jeshile për të ecur më tej drejt rrugëtimit të gjatë drejt Evropës. Për vendin tonë tërmeti politik në tetor u ndje si mallkimi i historisë që na godiste dhe një herë. Nuk jam këtu për të fajësuar ndokënd. Ne kemi bërë kaq shumë, ndaj mohimi i kësaj lëvizjeje ishte një goditje e madhe. Ndjemë dhimbje dhe poshtërim. Ne bëmë gjithçka mundëm dhe na u kërkua, e përgjigjia ishte JO! Dy goditje të forta njëra pas tjetrës, por ne ende qëndrojmë dhe jemi plot shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, deklaroi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!