Paraditen e së premtes, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) janë paraqitur personat të cilët kanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në lidhje me hetimet për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, i cili në cilësinë e personit të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje m ehetimet e nisura për koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, është paraqitur në SPAK.
Kjo, referuar vendimit të gjykatës të dhënë më 17 gusht, nga gjyqtari Erion Bami, ky ku i fundit ka caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori për Gjatën.
Ditën e sotme, janë paraqitur edhe 3 anëtarë të vlerësimit të ofertave, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.
GjKKO ka caktuar për ta masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe duhet të paraqiten të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaji.
Mes tetë personave të akuzuar për koncensionin e sterilizimit, janë edhe ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizmit, Ilir Rrapaj, ndaj të cilëve është dhënë masa arrest me burg.
Të dy u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin me vlerë 100 milionë euro./abcnews.al