Koncesionet/ Braçe tek ‘Ekonomia”: Pa u treguar pronari përfitues, nuk mund të ketë kontratë

schedule11:41 - 18 Janar, 2023

schedule 11:41 - 18 Janar, 2023

TIRANË – Ndërsa PD prezantoi sot përmes deputetes Jorida Tabaku disa ndryshime në ligjin për koncesionet dhe PPP, kërkesa duket se ka patur edhe në radhët e vet maxhorancës.

Erion Brace, i cili së fundi duket të jetë kthyer në ‘zërin opozitar’, brenda të vetëve tha se nuk mund të ketë kontratë koncesioni pa treguar deri në fund pronarin përfitues.

‘Për mua është e padrejtë që gjatë kësaj periudhe të jepen kontrata koncesionare ndërkohë që në fund të vitit ndryshojmë rregullat. Nga pikëpamja formale ajo që ka sjellë Tabaku qëndron.

Nuk ka kontratë koncesioni pa treguar pronarin përfitues deri në fund fare. Sepse po japim o pjesë nga pasuria kombëtare ose shërbime që janë në kurriz të fëmijëve tanë.” U shpreh Braçe ndërsa kërkoi edhe një kufizim të numrit të kontratave që përfiton një operator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!