Princi Harry dhe Meghan Markle do të kthehen në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në një koncert lidhur me ndërgjegjësimin për marrjen e vaksinës kundër Covid-19, bashkë me Jennifer Lopez dhe Selena Gomez. Duka dhe Dukesha e Sussex-it bënë paraqitjen e tyre të fundit zyrtare gjatë intervistës me Oprah Winfrey në Mars.
Sidoqoftë, tashmë është konfirmuar se do të paraqiten në Global Citizen’s Vax Live: Koncerti për të ribashkuar botën në 8 maj. Në një deklaratë në faqen e tyre të internetit, Meghan dhe Harry thanë: “Gjatë vitit të kaluar, bota jonë ka përjetuar dhimbje, humbje dhe luftë – së bashku. Tani duhet të shërohemi së bashku.
Ne nuk mund të lëmë askënd pas. Të gjithë do të përfitojmë, të gjithë do të jemi më të sigurt, kur të gjithë, kudo që të ketë qasje të barabartë tek vaksinat. Ne duhet të ndjekim shpërndarjen e drejtë të vaksinave dhe të rivendosim besimin në njerëzimin tonë të përbashkët. Ky mision nuk mund të jetë më kritik ose i rëndësishëm.“, thuhet në reagimin e tyre. /abcnews.al