Koncerti “Lulëkuqet mbi Mure”, homazh për Kujtim Laron në 75-vjetorin e lindjes

schedule17:17 - 9 Maj, 2022

schedule 17:17 - 9 Maj, 2022

Koncerti “Lulëkuqet mbi mure” celebron 75 vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh Kujtim Laros, cilësuar si Enio Morricone shqiptar.  Pagëzimi i koncertit me këtë emër është e lidhur me emocione të pianistes, Ardita Bufaj, por edhe muzika e preferuar e krijuesit dhe regjisorit të filmit “Lulëkuqet mbi mure”, Dhimiter Anagnosti.

“Ky koncert na dhuroi shumë emocione të veçanta.”

Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Por në këtë koncert, rivjen pas 22 vitesh romanca “Vesa dhe loti” frymëzuar nga poezia e Lasgush Poradeci.

Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj.

Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “nëntori i dytë Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”.  Artisti u nda nga jeta në vitin 2004 duke lënë pas një testament të çmuar muzikor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!