Koncerti “Për me u ndje mirë” bashkon në Tiranë artistët Elina Duni dhe Vlashent Saten. Të ardhurat e biletave do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve me aftësi të ndryshme.
Elina Duni, ka mbërritur nga Anglia dhe Vlashent Sata nga Parisi, për koncertin “Për me u ndje mirë”. Këngëtarët janë bërë bashkë për t’i dhënë zë kauzës së fëmijëve me aftësi ndryshe.
Për Elina Dunin muzika duhet të jetë përbashkuese, ndaj ftesës së koncertit të bamirësisë nga Dawn Syndrom Albania i tha menjëherë “PO”.
“Jam e lumtur që mund ta bashkoj zërin tim për një kauzë të tillë. Muzika është ushqim për shpirtin”, u shpreh Elina Duni.
Mesazhet sipas Vlashent Satës do të jenë njerëzore, të thjeshta dhe të vërteta.
“Fakti që ne jemi bashkë na bën më shumë të gjithë bashkë pa mbiemra. Muzika që bëjmë është bëjë muzikë që duke u shfaqur edhe nga ana artistike përmbush të gjithë misionin tonë”, theksoi Sata.
Koncerti do të mbahet mbrëmjen e së shtunës në sallën e Katedrales Ortodokse.
/abcnews.al