Koncesioni i sterilizimit/ Lihen në fuqi masat për të akuzuarit, ish zv.ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni mbeten në burg

schedule12:56 - 18 Gusht, 2023

schedule 12:56 - 18 Gusht, 2023

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tetë të akuzuarit për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve spitalore. Seanca pranë Gjykatës së Posaçme nisi që prej orës 09:00. Prokurori Edvin Kondili kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Mes tetë personave të akuzuar janë edhe ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizmit, Ilir Rrapaj, ndaj të cilëve është dhënë masa arrest me burg. Të dy u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin me vlerë 100 milionë euro.

Arrest me burg:

Ilir Rrapaj, biznesmen

Klodjan Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë

Arrest shtëpie:

Saimir Kadiu, drejtor ekonomik

Marsela Serjanaj, drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje:

Arben Gjata, Rektori i Universitetit të Mjekësisë dhe njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT

Pertef Mersini

Genc Burazeri

Naile Ajazi.

Me përjashtim të Ilir Rrapaj që akuzohet për mashtrim, ndaj të tjerëve rëndon akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve. Hetimi për koncesionin e sterizlimit nisi në vitin 2020. Ishte padia e parë e depozituar menjëherë pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Tenderi i sterlizimit i kushton buxhetit të shtetit mesatarisht 13 milionë euro në vit. Prokurori i kësaj çështjeje mësohet se i ka dërguar kërkesat për masa në gjykatë në muajin qershor, por zbatimi i tyre është bërë vetëm pas lokalizimit të biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili është ndaluar në Dhërmi ku ndodhej me pushime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!