Komunizmi, Marksizmi dhe Leninizmi martojnë Socializmin

schedule11:29 - 12 Qershor, 2021

schedule 11:29 - 12 Qershor, 2021

Një ceremoni martesore e veçantë do të zhvillohet në Indinë Jugore të dielën. Në dasmën e Socializmit do të marrin pjesë vëllezërit e tij, Komunizmi dhe Leninizmi, dhe nipi, Marksizmi i vogël

Ata janë fëmijët dhe nipi i sekretarit të organizatës lokale të Partisë Komuniste të Indisë, A. Mohan, në shtetin federal të Tamil Nadu, ku ideologjia komuniste ka rrënjë të thella ende.

“Djali im i parë lindi kur Bashkimi Sovjetik po binte dhe kudo në të gjitha gazetat, lexova se kishte ardhur fundi i komunizmit, ” tha Mohan për AFP, përcjell abcnews.al.

“Por nuk do t’i jepet fund komunizmit për sa kohë që ekziston raca njerëzore, kështu që unë e pagëzova fëmijën tim të parë me emrin Komunizëm,” ka shtuar ai më tej.

Më vonë ai i quajti dy djemtë e ardhshëm Komunizëm dhe Leninizëm. Shumë vite më vonë, nipin e tij, djalin e Leninizmit, sot pesë vjeçar, e quajti Marksizëm, i cili gjithashtu do të jetë në dasmën e Socializmit. Ky i fundit do martohet nesër. Njoftimi i dasmës, u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Gruaja e ardhshme e Socializmit quhet P. Mamata Banertzi. Emri u zgjodh nga gjyshi i saj për të nderuar politikanen e parë të majtë që mori detyrën e drejtuese të një qeverie lokale në shtetin e Bengalit Perëndimor.

Gjatë Luftës së Ftohtë, India u kthye për herë të parë në Bashkimin Sovjetik dhe emra të tillë si Stalini, Lenini, Trocki dhe Pravd, janë mjaft të zakonshëm, veçanërisht në jug. Për Mohan, emrat e djemve të tij nuk janë të çuditshëm. Ai thotë se disa nga shokët e tij i pagëzuan fëmijët e tyre me emrat Moskë, Rusi, Vietnam ose Çekosllovaki.

Ai e pranon gjithashtu se djemtë e tij, veçanërisht Komunizmi, shpesh bëheshin objekt talljeje në shkollë.

“Ata kishin frikë nga emri Komunizëm dhe në fillim, kisha shumë probleme. Por me kalimin e kohës, kjo ndryshoi,” thotë ai.

Tre djemtë e tij, të gjithë mbi 20 vjeç sot, janë anëtarë të organizatës lokale të Partisë Komuniste. “Unë jam duke pritur një mbesë nga një prej djemve të mi, ndoshta do ta quaj atë Kubë”, tha Mohan. g.v/abcnews.al