Komuniteti në zi për shqiptarin Klodian Murrizi

schedule09:41 - 28 Janar, 2019

schedule 09:41 - 28 Janar, 2019

Një aksident i rëndë i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar Klodian Murrizi dhe lajmi i hidhur ka prekur të gjithë komunitetin ku ai jetonte. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, i riu shqiptar nuk mundi t’i gëzohej fakti ku sot ai do të merrte nënshtetësinë italiane.

Në nder të shqiptari komuna Gossolengo në provincën e Piacenza do ta shpallur ditë zie këtë të hënë. Shqiptari ndërroi jetë në orët e para të së shtunës si pasojë e një aksidenti me makinë. Të afërm, miq e dashamirës kanë marrë pjesë në dy vigjilje lutjesh, ku njëra është mbajtur në Gossolengo dhe tjetar në kishën Preziosissimo Sangue.

Ndërsa shtypi italian raporton se familja e Klodianit është myslimane, por vetë i riu kishte ndryshuar fe disa vite më parë dhe ishte pagëzuar. Prindërit e tij mësohet se kanë kërkuar një varrim të krishterë për 22-vjeçarin.

Ndërkohë sipas mediave gjendja shëndetësore e 22-vjeçarit tjetër që ndodhej në makinë me Klodianin vijon të jetë e rëndë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesnatën mes të premtes dhe së shtunës. Dy të rinjtë po ktheheshin në shtëpi, kur makina doli nga rruga. Automjeti drejtohej nga shoku i shqiptarit. Mësohet se gjatë aksidentit makina është përmbysur dhe ka shpërhtyer në flakë. Drejtuesi i mjetit kishte përfunduar jashtë makinës, por Klodiani ishte bllokua brenda duke gjetur vdekjen./abcnews.al