Komuniteti mysliman shpërtheu kundër sfilatës së Rihannës, reagon këngëtarja

schedule12:57 - 7 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 7 Tetor, 2020

Sfilata e Rihannës për linjën e saj Savage x Fenty shkaktoi reagime të shumta në rrjet, për shkak të këngës “Doom”. Disa fansa myslimanë akuzuan Rihannën për mosrespektim të fesë së tyre pas sfilatës, e cila u zhvillua në Los Angeles pak ditë më parë.

Kënga e publikuar pak vite më parë përmban tekste të shenjta islamike. “Hadithi” konsiderohet jashtëzakonisht i shenjtë nga myslimanët pasi përmban thënie të Profetit Muhamed. Një ndjekës shkroi: “Si mysliman, unë jam shumë i ofenduar, kjo është përtej fjalëve … është e turpshme dhe patetike.

Shea Couleé në skenë gjatë Rihanna & # 39; s Savage X Fenty Show Vol. 2 prezantuar nga Amazon Prime Video në Los Angeles Convention Center në Los Angeles, California.

Pas kësaj, diva e muzikës ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke kërkuar falje publike. Këngëtarja tha se ekipi i saj do të “sigurohet që asgjë e tillë të mos ndodhë më kurrë”, dhe falënderoi fansat për mirëkuptimin e tyre.

Dua të falenderoj komunitetin mysliman të cilët i dhanë rëndësi një gabimi që u bë pa qëllim dhe ishte ofendues në shfaqjen tonë Savage x Fenty. Do doja të kërkoja falje për këtë gabim të pakujdesshëm. Ne e kuptojmë që kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe jam totalisht e zhgënjeyer nga kjo.“, theksoi Rihanna. xh.d/abcnews.al

Superylli është shpërthyer për përdorimin e kolonës zanore të diskutueshme 'Doom' nga producentja londineze Coucou Chloe në koleksionin e saj Savage x Fenty në New York

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!