Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku ka intervistuar në veriun e Kosovës, nënkryetarin e Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, pas zgjedhjeve të bojkotuara nga serbët.
Ai thotë se këta zgjedhje më shumë se sa për emrin e kryetarit të ri ishin për institucionin i cili sipas tij ka “vdekur”.
Sadiku shton se shpreson që gjërat të normalizohen edhe pas takimit të mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç që do të zhvillohet në fillim të majit.
Skender Sadiku, nënkryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut
“Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, më shumë se për kryetarin kanë qenë për institucionin e komunës.
Komuna është e vdekur, ekziston vetëm një drejtori, ajo e gjendjes civile. Komuna e Veriut të Mitrovicës, shpresoj që me këtë të rregullohet diçka. E mira se së mirës është që nuk ka pasur telashe. Jemi sa larg, aq edhe afër normalizimit.
Është momenti që serbët të mos varen vetëm nga një parti, siç është Lista Serbe.
Ndoshta do të arrijmë të punojmë drejt dhe nga punët e mira më shumë do të përfitojnë qytetarët serb.
Në maj pritet takimi mes përfaqësuesve tanë, e shpresoj që të rregullohen gjërat”, u shreh Sadiku.r.t/abcnews.al