Beatrix Ramosaj ka treguar se i ka marrë me sportivitet gafat që ka bërë në Big Brother. Së fundmi, ajo ka bërë një postim në twitter duke shkruar: “Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë?”. Këngëtarja e përdori këtë frazë në një postim të Borës pasi ajo shkëmbeu një puthje me Donaldin brenda shtëpisë së famshme.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh me zemër në dorë dje, i çmenda komshinjtë duke bërtit love you zemër!!”. shkruante ajo në atë kohë.Për këtë arsye ajo u kryqëzua shumë në rrjete sociale pasi nisi një romancë me aktorin e humorit gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Megjithatë, pavarësisht kritikave të shumta, Beatrix duket se tani po e përdor këtë frazë për të promovuar këngën e re. Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja e ka përdorur këtë shprehje si një thumb apo po paralajmëron se njerëzit do të “çmenden” kur të dëgjojnë këngën e re.
/abcnews.al