VMRO DPMNE shpalli fitoren pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut që u mbajtën të dielën e 19 tetorit.
Politikani Menduh Thaçi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për rezultatin e këtyre zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë intervistës, Thaçi nënvizoi se fitues janë maqedonasit dhe se situata për shqiptarët do të jetë më e vështirë.
“ Unë mendoj se fitues të këtij rezultati janë maqedonasit, VMRO dhe kryeministri. Tendenca e shqiptarëve është e re. Maqedonasit që me presidentin e parë e kanë nisur projektin e kundër ta dëmtuar këtë organizim politik, mundësisht të copëtohet. Mendoj se Mickovski është ai që ekzekutoi me rezultatin e fundit organizimin politik të shqiptarëve. Kush këtu është fajtor , dikush më pak apo dikush më shumë mendoj që përgjegjësinë e parë e mbajnë Shqipnia dhe Kosova. Në anën tjetër një ndër përgjegjësit kryesor historik të kësaj situate është zoti Ahmeti që në vitin 2001 pavetëdije është futur në këtë projektet. Unë e kam pas të pamundur të dëgjohem mirë. Por kompromiset e zotit Ahmeti në emër të patriotizmi të skajshëm e sollën gjendjen shqiptarëve në Maqedoni kështu. Mendohet ndoshta në Kosovë dhe Shqipni se VMRO-DPNME, fuqishëm e kanë përkrah VLEN nëpër komuna, por nuk është e saktë. Ata e kanë përkrahur VLEN sa ka nevojë që t’i mbajnë shpirtin e varur në një varësi politike. Zoti Ahmeti nuk ka qenë i paralajmëruar prej meje vetëm me intervistës, por ju siguroj që të gjitha që i kam thënë në intervistës, i kam thënë përpara se të vijë kjo situata”, tha ai.
/abcnews.al/

