Kompozitori i njohur Aleksandër Peçi i dedikon një vepër violinistes 23-vjeçare/ Llozi: Emocion i veçantë

schedule10:49 - 9 Nëntor, 2023

schedule 10:49 - 9 Nëntor, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, violinistja Laura Llozi ka zbuluar se kompozitori i njohur, Aleksandër Peçi i ka dedikuar një vepër, të cilën do ta luaj në koncert në muajin dhjetor. Ajo madje ka ndarë dhe detaje nga kjo e vepër, që ka në qendër sirenat e mitologjisë.

“Profesor Aleksandër Peçi më ka dedikuar një sonatë, të cilën do ta luajë një pianodrom në dhjetor. Ishte shumë kënaqësi për mua. E kam marrë si partiturë dhe kam filluar ta punojë. Është muzikë konteporane. Titulli është “Sirenat e gjithëkohshme”. Ka marrë sirenat e mitologjisë, e legjendave dhe ka krijuar këtë sonatë. Është një emocion i veçantë, sidomos kur ta bëjnë me një dedikim”, tha Laura.

Më tej, ajo ka folur dhe për sakrificat e shumta që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve për violinën, si për shembull ka hequr dorë nga shumë pasione si sportet marciale, pasi kishte frikë mos dëmtonte duart.

“Sakrificat janë të shumta, megjithëse unë jam munduar që të mos jetë fokusi i gjithë jetës sime dhe gjithë përditshmërisë violina. Por unë gjithmonë kam pasur shumë qejf sportin, volejbollin, artet marciale dhe fatkeqësisht më duhet të tërhiqesha se kisha frikë mos dëmtoja gishtat, mos thyeja dorën dhe janë gjëra që nuk kam mundur t’i bëj siç dua unë prej violinës. Gjithsesi, mundohem me gjëra të tjera që ta kompesojë. Duhet të bëj shumë kujdes me duart, sepse gjëja më e vogël dhe nuk mund t’i bie dot violinës për dy javë. Unë bëj not që më ndihmon shumë fizikisht dhe palestra, janë dy elementë që i kam të domosdoshëm jo vetëm për violinën, për të jetuar më mirë”, shtoi violinistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!