Komponentë kinezë “gjenden në armët ruse” në Ukrainë

schedule10:10 - 17 Prill, 2023

schedule 10:10 - 17 Prill, 2023

Këshilltari i lartë në zyrën e Volodymyr Zelensky së fundmi ka deklaruar se një numër i marr i komponentëve nga Kina janë gjetur në armët ruse.

Vladyslav Vlasiuk, i cili këshillon shefin e shtabit të presidentit për politikën e sanksioneve, tha se kur bëhej fjalë për armët e marra nga fusha e betejës, trupat e armatosura po vazhdonin “të gjenin pajisje elektronike të ndryshme”.

Tendenca është tani që ka më pak komponentë të prodhuar nga perëndimi, por më shumë  jo e vështirë të merret me mend se cili vend ka bërë komponentë. Sigurisht, Kina”.

Ndër të tjera në media shkruhet se Kina, e cila e ka pozicionuar veten si ndërmjetëse gjatë luftës, ka mohuar vazhdimisht dërgimin e pajisjeve ushtarake në Rusi që nga fillimi i agresionit në Ukrainë nga Moska vitin e kaluar.

Por deri më tani nga informacionet e mbledhura nga ekspertët ukrainas nga fusha e betejës kanë pohuar se komponentë të prodhimit kinez u gjetën në një sistem navigimi në dronët ajror Orlan që kishin përdorur më parë një sistem zviceran.

Ekspertët gjithashtu raportuan se gjetën pjesë kineze në sistemin e kontrollit të zjarrit në tanket ruse që kishin përdorur më parë pjesë të prodhimit francez.

Ne po mbledhim shumë gjëra të ndryshme, të prodhuara nga Kina”, shtoi Vlasiuk.

Ndërsa ministria e Jashtme e Kinës ka thënë për mediat se, “gjatë historisë, Kina ka nisur një bashkëpunim normal tregtar me të gjitha vendet, përfshirë Rusinë, mbi bazën e barazisë dhe përfitimit reciprok”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!