Komplot iranian për të vrarë Trump, tre persona nën akuzë, dy të arrestuar dhe një në kërkim

schedule19:14 - 8 Nëntor, 2024

schedule 19:14 - 8 Nëntor, 2024

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka njoftuar këtë të premte se ka ngritur akuza federale ndaj tre personave qe ishin përfshire në një komplot Iranin për te vrare Donald Trump përpara mbajtjes se zgjedhjeve Presidenciale.

Sipas dokumenteve te gjykatës, zyrtaret e Teheranit i kërkuan njërit prej personave te akuzuar, shtetasit Iranian Darhad Shakeri në shtator qe te fokusohej në vëzhgimin dhe lëvizjet e Donald Trump për ta vrare atë.

Shakeri është ende i lire në Iran deklaroi Departamenti Amerikan i Drejtesisë. Ky komplot nuk ka lidhje me dy tentativat e mëparshme për vrasjen e Donald Trump dhe sapo është zbuluar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Shakeri i cili kishte biseduar me forcat e Rendit ne SHBA mbi lëvizjet e Trump ishte i ngarkuar nga Korpusi i Gardës Revolucionare te Iranit për të kryer atentate te tjera kundër qytetarëve amerikan dhe izraelite qe ishin brenda territorit te Shteteve te Bashkuara. Më pas zyrtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare te Iranit i kishin thënë atij më 7 tetor që të fokusohej vetëm në eliminimin e Trump.

/abcnews.al/