Memphis Depay te Barcelona nuk është një çështje e mbyllur. Gazetari Alfredo Martinez raporton se transferimi i holandezit është vënë në rrezik.
Fillimisht sot u raportua se të premten mund të vijë finalizimi i marrëveshjes dhe zyrtarizimi, por tani thuhet që të ndodhë kjo duhet të shiten disa lojtarë.
? @Alfremartinezz
“Peligra la llegada de Depay. Tienen que salir jugadores. La masa salarial es altísima, y si no se aligera, no llegará el holandés” pic.twitter.com/4dsouOaHSS— La Brujula de Radioestadio (@BrujulaDeporte) June 9, 2021
Fatura e pagave te Barcelona është e lartë dhe nëse nuk do të ketë largime, atëherë Depay nuk do të transferohet te katalanasit. /abcnews.al