Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, vazhdon të jetë në bisedime me drejtuesit kuqezinj për sa i përket rinovimit të kontratës. Sipas raportimit të “Il Corriere della Sera”, situate e lojtarit është disi e komplikuar dhe kjo është arsyeja se përse agjenti i tij ia ka propozuar kartonin e tij klubeve europiane.
Deri më tani është Manchester United ai që është lidhur më shumë me një transferim të turkut edhe pse nuk ka ende asgjë konkrete mes palëve. Edhe pse dëshira e Hakan është të vazhdojë karrierën e tij në Milano, problemi qëndron tek paga e tij.
Aktualisht kontrata e tij përfundon në fundin e këtij sezoni dhe mesfushori përfiton 2.5 milionë euro në sezon. Ai kërkon një pagë të re, plot 6 milionë euro në sezon, e cila konsiderohet e lartë nga ana e Milanit. Me kalimin e kohës situate sa vjen dhe ndërlikohet, por mbetet për t’u parë se si do të shkojë situata e numrit 10 të kuqezinjve. /abcnews.al