Sipas të dhënave, mundësia që një person i vaksinuar me AstraZeneca të zhvillojë mpiksje gjaku është shumë i lartë. Ekipi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit gjithashtu zbuloi se personat e vaksinuar me Pfizer ishin të rrezikuar nga goditja në tru, shkruan BBC
Por pavarësisht komplikacioneve që mund të shkaktojnë vaksina, ekipi theksoi rëndësinë e vaksinimit. Ky studim vjen pas vdekjes së prezantueses së BBC Lisa Shaw, e cila humbi jetën pas vaksinimit me AstraZeneca.
44-vjeçarja vdiq në maj, një javë pasi mori dozën e saj të parë. Ajo pësoi mpiksje gjaku në tru. Ekipi shqyrtoi të dhënat e më shumë se 29 milion njerëzve që morën dozën e parë të një vaksine anti-Covid midis dhjetorit dhe prillit, të cilët ishin kryesisht mbi 40 vjeç, si edhe shqyrtoi të dhënat e 1.8 milion të infektuarve me virus.
Sipas të dhënave për çdo 10 milion të vaksinuar me AstraZeneca:
-107 persona u shtruan në spital ose humbën jetën nga trombocitopenia
-66 persona u shtruan në spital ose humbën jetën nga tromboza e venave por këto raste ishin gati 200 herë më të ulëta se rreziku pas infektimit
Për çdo 10 milion persona të vaksinuar me vaksinën Pfizer, u zbulua se:
-143 persona zhvilluan goditje në tru.
Autorja kryesore e studimit Julia Hippisley-Cox tha se ishte e rëndësishme që njerëzit të ishin të vetëdijshëm për rreziqet. Aziz Sheikh, një nga autorët e studimit tha gjetjet “nënvizojnë qartë” rëndësinë e vaksinimit për të zvogëluar rrezikun e mpiksjes së gjakut.
Asnjë nga studiuesit e universitetit të përfshirë në këtë studim nuk ishte pjesë e ekipit të Oksfordit që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës AstraZeneca./abcnews.al