Microsoft nuk do të suportojë më Windows 7 dhe kjo do të thotë se sistemi operativ 11-vjeçar nuk do të mund të përditësohet duke u bërë më i rrezikuar nga “sulmet”.
Një e treta e kompjuterave në botë përdorin Windows 7, sipas NetMarketShare. Microsoft po paralajmëron përdoruesit se kompjuterat që përdorin Windows 7 do të jenë më të rrezikuar nga viruset dhe çështjet e sigurisë.
Një ndër mundësitë për të mbrojtur kompjuterin tuaj është të instaloni sistemin Windows 10 ose Windows 10 Pro. Nëse është e pamundur për shkak të kapacitetit të kompjuterit tuaj aktual, ndoshta është koha për të blerë një të ri./abcnews.al