Kompanitë gjermane janë të kënaqura me vendosjen e një jave katërditore pune

schedule15:05 - 18 Tetor, 2024

schedule 15:05 - 18 Tetor, 2024

Kompanitë gjermane shprehen të kënaqura me vendosjen testuese të javës katërditore të punës, e cila ndër të tjera pati një efekt të favorshëm në shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve.

Treguesit e performancës financiare, si të ardhurat dhe fitimi, mbetën përgjithësisht të qëndrueshëm pavarësisht uljes së orarit të punës, duke treguar disa rritje të produktivitetit.

Gati tre të katërtat e 45 kompanive që morën pjesë në eksperimentin gjashtëmujor thanë se nuk do të ktheheshin në javën tradicionale të punës pesë-ditore, sipas Bloomberg.

Siç u tha, vetëm dy firma të mëdha u detyruan të largoheshin nga eksperimenti për shkak të “vështirësive ekonomike ose mungesës së mbështetjes së brendshme”.

Gjermania, si ekonomitë e tjera perëndimore, po përballet me probleme demografike.

Më shumë se shtatë milionë njerëz pritet të largohen nga tregu gjerman i punës deri në vitin 2035 dhe lindshmëria dhe emigracioni nuk mjaftojnë për të kompensuar popullsinë që po plaket me shpejtësi.

Rezultatet e studimit në ekonominë më të madhe të Evropës janë në përputhje me përfundimet e projekteve të ngjashme pilot të kryera më parë në Britaninë e Madhe, Portugali dhe Afrikën e Jugut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!