Kompanitë ajrore zgjasin pezullimin e fluturimeve në Izrael

schedule16:51 - 10 Gusht, 2024

schedule 16:51 - 10 Gusht, 2024

Disa kompani ajrore ndërkombëtare zgjatën pezullimin e fluturimeve të tyre drejt dhe nga Tel Avivi, pasi Izraeli ngriti alarmin e sigurisë në mes të tensioneve të përshkallëzuara me Iranin, grupin palestinez Hamas dhe Hezbollahun në Liban.

Sipas medias izraelite Channel 12, kompania ajrore italiane ITA ka zgjatur pezullimin e fluturimeve drejt dhe nga Tel Avivi deri më 13 gusht.

Kompania ajrore spanjolle Vueling njoftoi gjithashtu pasagjerët për anulimin e fluturimeve të saj drejt Izraelit deri në fund të tetorit.

Për më tepër, kompania ajrore indiane Air India gjithashtu filloi të dërgonte njoftime për klientët e saj se do të zgjaste pezullimin e fluturimeve drejt Izraelit deri në fund të tetorit.

Sipas transmetuesit izraelit, që nga e mërkura, numri i përgjithshëm i kompanive ajrore të huaja që kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Izraeli ka arritur në 20.

Javën e kaluar, Izraeli njoftoi se po rriste nivelin e tij të alarmit të sigurisë në përgjigje të sulmeve të mundshme hakmarrëse nga Irani, Hamasi dhe Hezbollahu.

Vendimi erdhi pasi forcat izraelite vranë dy komandantë të rëndësishëm, duke pranuar vrasjen e komandantit të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut.

Sa i përket vrasjes së shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit, Izraeli as nuk e ka mohuar vrasjen, e as nuk ka marrë përgjegjësinë.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e një sulmi izraelit kundër Rripit të Gazës, ku janë vrarë rreth 39.700 njerëz që nga tetori i kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!