Kompania Pfizer – BioNTech: Duhen disa javë për të prodhuar vaksinën kundër variantit të Botsvanës

schedule17:10 - 26 Nëntor, 2021

schedule 17:10 - 26 Nëntor, 2021

Varianti i ri i Botsvanës vë në alarm botën. Shumë qeveri në botë si Italia, Japonia, Israeli, Mbretëria e Bashkuar kanë nisur bllokimin e fluturimeve nga disa vende të Afrikës. Ky është variant më i ri i virusit që ka pësuar më shumë mutacione dhe që shkencëtarët dinë shumë pak për të. Rastet e para janë regjistruar në Afrikën e Jugut, Hong Kong, Izrael dhe Botsvana.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi zëdhënësi i kompanisë Pfizer – BioNTech, i cili deklaroi që varianti i Botsvanës ndryshon nga variantet e tjerë për shkak të proteinës “spike” që mund të hyjë më lehtë në qelizat e njeriut. Laboratorit të BioNtech në Gjermani do ti duhen dy javë kohë që të zbulojë nëqoftëse vaksinat aktuale janë ose jo efikase ndaj variantit të ri.

Kompania deklaroi që i duhen disa javë për të prodhuar vaksina për variantet e reja dhe që mund të nisin shpërndarjen e tyre brënda 100 ditëve. / abcnews.al