Kompania në telashe, më shumë se 10,000 Lamborghini kthehen në pikat ku janë blerë

schedule11:24 - 23 Prill, 2021

schedule 11:24 - 23 Prill, 2021

Në dhjetor të vitit 2020 disa makina Lamborghini Super Sport SUV dolën me probleme me lidhjen në linjën  e karburantit. Në atë kohë, 2,831 makina ishin tërhequr nga tregu në Shtetet e Bashkuara.

Historia po përsëritet pasi përsëri tani mijëra Uruse të tjera në të gjithë botën po përballen me të njëjtin problem.

Në veçanti 10,445 njësi të tjera të modelit të fuqishëm do të kthehen në shitblerjet lokale në mënyrë që të kontrollohen dhe zëvendësohen lidhjet e dëmtuara.

Problemi qëndron te lidhja e rezervuarit të karburantit me pompën e karburantit. Shumë pronarë të makinave janë ankuar për aromën e fortë në mjete, sikur ku rrjedhje benzine. Kjo mbart rreziqe serioze, pasi nëse ka rrjedhje benzine, rreziku i zjarrit është shumë i lartë. Sigurisht, zëvendësimi i lidhjes me defekt do të jetë falas./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!