Kompania gjermane zgjat afatin e anulimeve të fluturimeve në Lindjen e Mesme

schedule17:18 - 12 Gusht, 2024

schedule 17:18 - 12 Gusht, 2024

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka zgjatur afatin e anulimeve të fluturimeve për në Tel Aviv, Teheran, Bejrut, Aman dhe Erbil për shkak të rritjes së tensionit në Lindjen e Mesme.

Lufthansa njoftoi se afati i anulimeve të fluturimeve për në rajon është zgjatur në kuadër të analizës së sigurisë të bërë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Në deklaratë thuhet se kompania ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt Tel Avivit, Teheranit, Bejrutit, Amanit dhe Erbilit deri më 21 gusht dhe se kompanitë e Grupit Lufthansa nuk do të përdorin hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit.

Vendimi i anulimit të fluturimit që Lufthansa mori javën e kaluar ishte i vlefshëm deri më 13 gusht. Me vendimin e fundit, është zgjatur afati i këtyre anulimeve.

Grupi Lufthansa përfshin gjithashtu dhe kompanitë e tilla si Eurowings, Swiss, Austrian Airlines dhe Brussels Airlines.

Në kuadër të vendimit të marrë, këto kompani nuk kryejnë fluturime drejt rajonit. Për pasagjerët e prekur nga anulimet, ofrohet opsioni i ndryshimit të rezervimit ose anulimit falas.

Pas vrasjes së kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit, Teheran, hakmarrja e pritshme e Iranit kundër Izraelit preku fluturimet e kompanive ajrore në rajon dhe shumë fluturime u anuluan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!