Kompania britanike i siguron Europës 400 milionë doza vaksine deri në fund të vitit

schedule15:47 - 13 Qershor, 2020

schedule 15:47 - 13 Qershor, 2020

Ministrat e Shëndetësisë së Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Holandës kanë nënshkruar një kontratë me ‘Astrazeneca’ për furnizimin e deri në 400 milion doza vaksine “të destinuara për popullatën europiane “.

Vaksina kandidate lindi nga studimet e Universitetit të Oksfordit dhe do të përfshijë gjithashtu kompani të rëndësishme italiane në fazën e zhvillimit dhe prodhimit. Shpërndarja e dozave të vaksinës do të fillojë këtë vit.

“Angazhimi parashikon që rruga e eksperimentimit, tashmë në stad të përparuar, do të përfundojë deri në vjeshtë me shpërndarjen e dozave të para”, sqaroi Ministri Italian Speranza. “Për mua gjithmonë do të konsiderohet një e mirë publike globale, e drejtë e secilit, jo privilegj vetëm për disa ”përfundoi ministri Italian.

Kompania globale biofarmaceutike “AstraZeneca” ka dyfishuar kapacitetin e saj për prodhimin e vaksinës potenciale të Universitetit të Oksfordit kundër koronavirusit në 2 miliardë doza.

Laboratori i Universitetit të Oksfordit kishte njoftuar më parë se deri në muajin shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Gjithashtu  kapaciteti i saj prodhues për vitet 2020 deri 2021 do të jetë  deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!