Kompania amerikane, Airbnb është ndër të fundit që ka pezulluar operacionet në Rusi dhe Bjellorusi. Shefi i saj ekzekutiv e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Twitter.
Airbnb is suspending all operations in Russia and Belarus
— Brian Chesky ?? (@bchesky) March 4, 2022
Airbnb i bashkohet një mori kompanish të tjera – duke përfshirë Shell, BP, Apple dhe General Motors, të cilët kanë pezulluar aktivitetet në Rusi që kur vendi pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Ikea njoftoi më 3 mars se do të mbyllë të 17 dyqanet në Rusi dhe do të pezullojë prodhimin në vend.
Një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin, sipas OKB-së.
/abcnews.al