Kompania amerikane investon 483 milion dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës

schedule16:00 - 17 Prill, 2020

schedule 16:00 - 17 Prill, 2020

Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor, i njohur si BARDA – një ndarje e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SH.B.A. – ka dhuruar deri në 483 milion dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës eksperimentale të firmës bioteknologjike Moderna kundër koronavirusit të ri, njoftoi kompania në një deklaratë për shtyp.

“Vaksinat janë kyçi për të shpëtuar jetën dhe për të ndaluar përhapjen e virusit SARS-CoV-2,” tha drejtori i BARDA Rick Bright në njoftimin për shtyp.

“Një vaksine e sigurt dhe efektive kërkon veprim të përshpejtuar,” tha Bright pjesërisht. “Qëllimi i BARDA është që vaksinat të jenë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur.”

Kujtojmë se në fund të shkurtit, Moderna dërgoi një vaksinë eksperimentale të koronavirusit tek studiuesit e qeverisë amerikane gjashtë javë pasi ajo dha rezultat. Tani një studim në fazën 1 të vaksinës po kryhet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Studimi filloi në 16 Mars.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e BARDA për të financuar zhvillimin e përshpejtuar të mRNA-1273, kandidati ynë për vaksina kundër SARS-CoV-2,” tha Stéphane Bancel, Drejtori i Përgjithshëm i Moderna, në njoftimin për shtyp.

“Koha është thelbësore të sigurojmë një vaksinë kundër këtij virusi pandemik. Duke investuar besojmë se do të mund të furnizojmë miliona doza në muaj në vitin 2020 dhe me investime të mëtejshme, dhjetëra miliona në muaj në 2021, nëse vaksina kalon provat në klinikë. ”

Moderna është ndër disa kompani që aktualisht po testojnë vaksina, por do të duhen muaj – ose ka më shumë të ngjarë të paktën një vit – për të arritur në përfundime./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!