Kompania ajrore greke gjat periudhën e pezullimit të fluturimeve në Tel Aviv

schedule15:53 - 6 Gusht, 2024

schedule 15:53 - 6 Gusht, 2024

Kompania ajrore e Greqisë, Aegean, njoftoi se fluturimet e saj për në Tel Aviv janë anuluar deri më 8 gusht për arsye sigurie.

Në deklaratën e kompanisë, thuhet se data e pezullimit të fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv është zgjatur për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Në këtë kuadër njoftohet se vendimi i njoftuar më parë për pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Tel Avivit deri më 6 gusht, është shtyrë deri më 8 gusht për arsye sigurie.

Vendimi për pezullimin e fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar Rafic Hariri në Bejrut deri më 8 gusht vazhdon, informohet në deklaratën ku bëhet e ditur se edhe të gjitha fluturimet drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretëreshës Alia në Aman janë pezulluar gjithashtu deri në të njëjtën datë.

Në deklaratë thuhet se pasagjerët të cilëve u janë anuluar fluturimet, mund të rezervojnë sërish ose të kërkojnë rikthimin e parave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!